Një “pneumoni e çuditshme” po qarkullonte në veri të Italisë, shumë kohë më parë, në nëntor, disa javë para se mjekët të ndërgjegjësoheshin për shpërthimin e coronavirusit në Kinë, tha një nga ekspertët kryesorë mjekësorë të vendit evropian këtë javë.
“Ata [mjekët] kujtojnë se kanë parë pneumoni shumë të çuditshme, shumë të rëndë, veçanërisht te njerëzit e moshuar në dhjetor dhe madje edhe nëntor”, citohet të ketë thënë Giuseppe Remuzzi, drejtori i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike në Milano, shkruan South China Morning Post, përcjell Telegrafi.
“Kjo do të thotë që virusi po qarkullonte, të paktën në [rajonin verior të] Lombardisë edhe para se të ishim të vetëdijshëm për këtë shpërthim që po ndodhte në Kinë”.
Komentet e Remuzzit erdhën ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të kërkojnë origjinën e coronavirusit.
Eksperti kinez i sëmundjeve të frymëmarrjes Zhong Nanshan tha më herët se megjithëse Kina ishte e para që raportoi patogjenin, ajo nuk ishte akoma e sigurt se nga vinte në të vërtetë.
Remuzzi tha që kohët e fundit kishte dëgjuar nga mjekët italianë për sëmundjen, që do të thoshte se kishte ekzistuar dhe ishte përhapur pa dijeninë e njerëzve.
Siç edhe është thënë deri më tani, në qytetin qendror të Kinës, Wuhan, ku u identifikua për herë të parë epidemia, mjekët filluan të vënë re një “pneumoni me një shkak të panjohur” në dhjetor. Infeksioni i parë i njohur në qytet mund të gjurmohej në 1 dhjetor.
Ndërkohë një raport nga South Morning Post thotë se rasti i parë kinez mund të ketë qenë qysh në mes të nëntorit, por kjo nuk është konfirmuar nga Pekini.
Ndryshe, Italia ka mbyllur shumicën e bizneseve dhe ndaloi tubimet publike në mbarë vendin në 12 mars ndërsa u përpoq të ndalonte përhapjen e virusit.
Baret, restorantet dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur, siç janë mbyllur edhe shkollat dhe universitetet.
Bllokimi është zgjatur, dhe kryeministri Giuseppe Conte ka thënë se ka ndihmuar në parandalimin e “rënies së sistemit”.
Të martën, Italia raportoi një ngadalësim të lehtë të shkallës së infeksionit për një ditë të tretë me radhë.
Por në më shumë se 600 vdekje në ditë, është larg nga sjellja e pandemisë nën kontroll, përcjell Telegrafi.
Italia ka 63.927 persona me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi. Deri më tani ajo ka raportuar 6.077 vdekje dhe 7,432 njerëz që janë larguar nga spitali pas shërimit.
Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se pandemia e sëmundjes është “e përshpejtuar”, me më shumë se 300,000 raste të konfirmuar deri më tani.
Por drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte akoma e mundur “të ndryshojë trajektoren”.
Ai u bëri thirrje vendeve të adoptojnë strategji të rrepta të testimit dhe gjurmimit të kontakteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania