LAJMI I FUNDIT:

Mjekra zbulon mashkullin

Mjekra zbulon mashkullin

Duke dashur të fsheh identitetin e tij, plaçkitësi i bankës në Sydney është shndërruar në grua, ka veshur çorape grash, fustan dhe parukë të kaltër, mirëpo ka harruar një detaj të vogël i cili e ka tradhtuar.

Hajni i cili është nisur në plaçkitje të bankës në Sydney ka menduar që është transformuar në mënyrë të përsosur kur ka veshur fustanin, çorapet dhe ka vendosur parukën e kaltër, por ka harruar të rruhet.

Plaçkitësi është identifikuar shpejt dhe është arrestuar.

"Ai ka qenë personi i vetëm i veshur në rroba femrash në të cilat është vërejtur qartë se është mashkull", u ka thënë gazetarëve inspektori policor Hans Rupp.


Hajni kishte lidhur tre të punësuar në momentin e hapjes së bankës, kishte marrë një shumë të caktuar të parave të thata dhe në këmbë ishte larguar nga vendi i krimit.

Policia shumë shpejt e ka gjetur hajnin, pamja e të cilit nuk ka kaluar pa u vërejtur në lagje.