LAJMI I FUNDIT:

Mjekët në Spanjë mezi e përballojnë situatën e coronavirusit – shoqatat mjekësore thonë se epidemia është menaxhuar keq nga qeveria

Mjekët në Spanjë mezi e përballojnë situatën e coronavirusit – shoqatat mjekësore thonë se epidemia është menaxhuar keq nga qeveria

Mjekët në Spanjë janë ankuar për mungesë të pajisjeve themelore mbrojtëse,  pasi  514 njerëz vdiqën për një ditë nga coronavirusi, dhe shifrat e fundit zbuluan se punonjësit spanjollë të kujdesit shëndetësor përbëjnë më shumë se 13 për qind të 39 mijë të infektuarve në vend.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Spanja është në bllokim që nga 14 marsi, dhe po lufton të ngadalësojë përhapjen e sëmundjes, e cila deri më tani ka marrë jetën e 2,696 personave.

Rajoni i Madridit ka konfirmuar 12,352 raste- gati një e treta e totalit kombëtar.


Ministrja spanjolle e Mbrojtes , Margarita Robles, ka thënë gjatë ditës së djeshme se gjatë operacionit të ushtrisë, janë gjetur një numër të moshuarish të vdekur dhe të braktisur.

Të martën në mëngjes, qeveria  konfirmoi se 5,400 punëtorë shëndetësorë kishin kontraktuar virusin.

Ndërkaq raportohet se 650,000 pajisje të testimit po shpërndahen: tek stafi mjekësor në vijën e parë, në shtëpitë e banimit si dhe në rajonet më të prekura.

Angela Hernandez Puente, një kirurge dhe zëvëndëse sekretareshë e shoqatës mjekësore “Amtys” të Madridit, tha se retorika politike nuk mund të përdoret për të fshehur gabimet, e përgjigjes së shtetit ndaj virusit.

“Justifikimi se po e bëjmë të pamundurën, ose arsyetimi se jemi në gjendje të luftës, nuk mund të lejohet të mbulojë deficitet e menaxhimit që po shohim në nivel rajonal dhe kombëtar”, tha ajo.

“Gjërat mund – dhe duhet të bëhen më mirë. Kjo nuk është luftë, është një epidemi e menaxhuar keq”, ka shtuar ajo./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt

Trump shpërndan postimin ku i kërkohet Zelenskyt "të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë"

Botë
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Britania njofton planin për të lejuar Ukrainën të blejë 5,000 raketa të tjera

Botë
Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Musk mbështet publikisht thirrjen që Shtetet e Bashkuara të dalin nga NATO dhe Kombet e Bashkuara

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Kalo në kategori