Një teori konspirative e re, e quajtur “Fogvid-24,” po qarkullon në internet dhe ka ngjallur shqetësime të mëdha! Disa njerëz po pretendojnë se mjegulla e dendur që ka mbuluar pjesë të Shteteve të Bashkuara këto ditë është një armë kimike e krijuar nga njeriu.
Në ditët e para të vitit 2025, pjesë të mëdha të SHBA-së u mbuluan nga një “mjegull misterioze” që bëri që disa njerëz të përjetonin aroma të çuditshme, vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje të pashpjegueshme.
Video virale të njerëzve që përdorin dritat e xhepit për të ndriçuar mjegullën gjatë natës, duke treguar “grimca të pazakonta dhe të mëdha,” janë shpërndarë me mijëra herë në rrjete sociale si X dhe TikTok, duke ngjallur frikën se kjo nuk ishte një mjegull e zakonshme, por një armë biologjike e mbushur me kimikate.
Disa teoricienë të konspiracionit e kanë lidhur mjegullën me dronët misteriozë që janë parë nëpër vend, ndërsa të tjerë kanë raportuar një numër të lartë të gjurmëve kimike në qiell pak para se të shfaqej mjegulla, raporton odditycentral.
“E përshkruar si një shtresë e dendur dhe e qëndrueshme, mjegulla ka lënë shumë njerëz të sëmurë -shumë prej tyre kanë përjetuar simptoma të ngjashme me ato të një të ftohti apo gripi vetëm pas një ekspozimi të shkurtër”, shkroi një person në X.
“E quajtur ‘Fogvid-24,’ disa viktima kanë raportuar gjithashtu humbje të pashpjegueshme të energjisë”, tha më tutje.
“Brenda rreth një ore, fillova të teshtija vazhdimisht për rreth tre orë dhe sytë më ishin shumë të fryrë”, i tha një banor i Floridës gazetës Daily Mail dhe shtoi se “u ndjeva shumë i nxehtë, si të kisha ethe, dhe stomaku më dhembte”.
Sipas një postimi në X, aroma e çuditshme si squfur dhe ndjesia djegëse në hundë mund të shpjegohen vetëm nga qeveria që ka hedhur “një tufë mikrobesh mbi vend këtë javë, në formën e mjegullës”.
Për fat të mirë, ka shpjegime shkencore për shumicën, në mos të gjitha, këto teori konspirative. Mjegulla është një re pikash uji ose kristalesh të vogla akulli që formohet pranë sipërfaqes së Tokës kur arrin pikën e vesës (ngopjen maksimale me ujë).
Kjo shpjegon pse këto grimca bëhen të dukshme kur mbi to hidhet një rreze e fortë drite, sidomos natën.
Sa i përket erërave të çuditshme kimike, është një fakt i njohur që grimcat e ujit në mjegull priren të thithin ndotës dhe grimca të tjera në ajër, prandaj nuk është e pazakontë që të përmbajë kimikate të krijuara nga njeriu, veçanërisht në zona të ndotura.
Së fundmi, dihet që mjegulla mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe irritim të fytit për shkak të lagështirës së lartë, ndërsa ato kristale të vogla akulli mund të shkaktojnë dhimbje fyti nëse merrni frymë me gojë në vend që të përdorni hundën. /Telegrafi/
Now everyone in TikTok is afraid of the fog pic.twitter.com/Trt4bOXEJN
— UAE Exotic Falconry & Finance𓅃 (@FalconryFinance) December 31, 2024
@david_bamberIt tastes and smells like after setting off a lot of fireworks. That sulfur smell. Anyone else expereicning something like this? Kinda freaking me out.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri