Pos që janë të shijshme, mjedrat janë jashtëzakonisht të shëndetshme.
Ecc. i dipl. Nexhip Aliu
tel. 044 185 201
Shija e tyre e ëmbël i radhit ndër pemët të cilat më së miri është të hahen në vend të desertit, ndonëse gjatë gjithë vitit mund të përdoren nëpër ëmbëlsira siç janë reçelet, pekmezet, ndërkaq ato të ngrira edhe në pasta.
Nga fletët e mjedrës bëhen çaje shëruese. Nëpërmjet studimeve të shumta është konstatuar që të gjitha pjesët e bimës mund të përdoren për terapi të sëmundjeve, transmeton Telegrafi.
Rekomandohen për rregullimin e shtypjes së gjakut, uljen e sheqerit në gjak, stimulimin e punës së zorrëve, kundër infeksioneve të zorrëve dhe të lukthit, te shërimi i ekzemave dhe pengimi i shumëzimit të qelizave malinje.
Mjedra është shumë e vlerësuar në gjithë planetin tonë si pemë e vlefshme në industrinë ushqimore. Mirëpo, gjithnjë e më shumë e gjen vendin e vet edhe në mjekësi, si edhe në kozmetologji.
Vlera energjike e 100 gramë të mjedrës së freskët është rreth 52 kilokalori. Nga kjo posedon rreth 86 për qind ujë, 1,2 për qind proteina, 0,65 për qind yndyrë dhe 12 për qind karbohidrate.
Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave dietale (6,5 g). Është shumë e ëmbël e posedon pak kalori, që është arsye e mjaftueshme që të kënaqemi duke e konsumuar. Është e pasur me vitamina C e përmban edhe vitaminat e kompleksit B, vitamina E dhe K.
Mjedra përmban sheqerna (glukozë, fruktozë, sakarozë), thartira organike (elagine, të mollëve, limonit, salicinës), vaj eterik, materie tanine, vitaminat C dhe E.
Për shkak të të gjitha këtyre që i përmendëm, mjedra në shumë vende përdoret për shërimin e diarresë dhe ekzemës, ndërkaq ekstrakti nga fryti vepron kundër viruseve.
Ekstrakti gjithashtu aktivizon edhe pankreasin që të tajitë insulinë, por është i mirë edhe për uljen e sheqerit në gjak.
Mjedra, mund të konsumohet disa herë brenda ditës dhe është e sigurt edhe për fëmijët.
Kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po hulumtohet edhe veprimi i mjedrave në qelizat malinje, sepse është konstatuar që thartira elagine, e cila gjendet në sasi të konsiderueshme në farërat e kësaj peme, pengon shumëzimin e qelizave të kancerit.
Njëkohësisht pengon dëmtimin e ADN-së dhe nuk vepron ndaj qelizave normale që kanë veprim në mbrojtjen e imunitetit të organizmit.
Për t’u arritur mbrojtja preventive nga sëmundjet malinje, çdo ditë në organizëm duhet futur nga 130 gramë të kësaj peme, këshillojnë ekspertët. Natyrisht, në kuptimin e terapisë nuk mund të zëvendësojë ilaçin, mirëpo mund të ndikojnë në mënyrë preventive.
Mjekësia tradicionale kaherë rekomandon që të hani mjedra, sepse me sukses eliminojnë temperaturën e ngritur, nxisin djersitjen, pastrojnë tëmblin, përshpejtojnë nxjerrjen e gurëve nga veshkat, forcojnë imunitetin dhe zemrën, normalizojnë pasqyrën e gjakut.
Fryti i kësaj peme është i dobishëm posaçërisht për lëkurë të yndyrshme, ndërkaq me shtesën e vajit përkatës bimor edhe për lëkurë të thatë, të ndjeshme, të shëndetshme dhe të dëmtuar.
Pasurimin me vitaminën C dhe thartirën elagine e siguron pilingu mekanik, ndërsa shërben edhe si mjet për “pastrimin e njollave” në lëkurë.
Çaji nga fletët e mjedrës gjithashtu përdoret për shpëlarje të gavrës së gojës, si edhe për inflamacionin e gurmazit.
Ky çaj është i dobishëm edhe për ndërprerjen e diarresë, ndërkaq njohësit e mirë konstatojnë që është i zëvendësim i përsosur i çajit indian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit