LAJMI I FUNDIT:

Miu i modifikuar gjenetikisht nuk u frikësohet maceve

Miu i modifikuar gjenetikisht nuk u frikësohet maceve

Shkencëtarët japonezë kanë krijuar një mi të modifikuar gjenetikisht, i cili nuk frikësohet nga macet. Shkencëtarët e Universitetit të Tokios, kanë arritur të largojnë nga truri i miut, receptorët, që nxisin frikën nga prania e maceve.

Këta studiues kanë dashur të dëshmojnë se, frika është shprehi e programuar gjenetikisht, dhe jo – siç besohet zakonisht – produkt i eksperiencës.

Në vend të ikte nga macja ose të përfundonte i vdekur, miu i modifikuar kishte sjellje krejtësisht normale dhe miqësore ndaj pranisë së maces.

Profesori i biofizikës në Universitetin e Tokios, Ko Kobayakawa, ndër të tjera ka shpjeguar: "Minjtë frikësohet nga macet ngase hetojnë praninë e tyre, respektivisht, aromën e armikut të tyre të përhershëm – dhe sapo t’u largohet receptori që pranon këtë aromë – zhduket edhe frika e tyre”.