LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Emri kushtetues i Maqedonisë së Veriut duhet të përdoret edhe brenda edhe jashtë

Mitsotakis: Emri kushtetues i Maqedonisë së Veriut duhet të përdoret edhe brenda edhe jashtë

“Kur dëgjoj që qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në brendësi të vendit quhet Republika e Maqedonisë, atëherë shqetësohem seriozisht dhe sigurisht është një çështje që dua ta ngre, nuk është konstruktive, nuk ndihmon në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe është komplikim i panevojshëm”.

Këtë e tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë diskutimit me ish-ambasadorin e SHBA-së në Greqi Daniel Speckhardt të organizuar nga Këshilli Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë në Washington.

Mitsotakis theksoi se “Maqedonia e Veriut tani është anëtare e NATO-s sepse Greqia hoqi veton pas Marrëveshjes së Prespës”, duke shpjeguar se ishte një marrëveshje e nënshkruar nga qeveria e mëparshme, por ai e respekton atë sepse është “një marrëveshje ndërkombëtare që e detyron vendin”.


“Por aspekti më themelor i Marrëveshjes së Prespës është emri Maqedonia e Veriut, i cili duhet të përdoret kudo, brenda dhe jashtë. Dhe kjo nuk është e negociueshme, kjo është e qartë, gjendet në Marrëveshjen e Prespës dhe është diçka që Greqia nuk e negocion. Kur dëgjoj se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në brendësi të vendit quhet Republika e Maqedonisë, atëherë shqetësohem seriozisht dhe sigurisht kjo është një çështje që dua ta ngre, nuk është konstruktive, nuk ndihmon në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, do të thosha se është një ndërlikim i panevojshëm në një kohë kur të gjithë duhet të kërkojnë pikat e konvergjencës”, tha Mitsotakis.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori