LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë, situatë e qetë dhe pa incidente serioze

Mitrovicë, situatë e qetë dhe pa incidente serioze

Gjendja e sigurisë në Mitrovicë gjatë vikendit ka qenë e qetë dhe pa incidente serioze që do të reflektoheshin në situatën e përgjithshme. Kështu u vlerësua të hënën në Komitetin për Siguri në Mitrovicë ku morën pjesë përfaqësues të strukturave politike dhe të sigurisë.

Kryetari i Komunës, Bajram Rexhepi, tha se prej vendosjes së misionit evropian EULEX i në gjithë Kosovën duke përfshirë edhe veriun, gjendja ka qenë kryesisht e qetë dhe pa probleme.

Ai tha se megjithatë në disa lagje të veriut, si në atë të Boshnjakëve dhe në zonën "Tre rrokaqiejt" ende ekziston nevoja për prani shtesë të strukturave të sigurisë në mënyrë që të parandalohet eskalimi i situatës.

Komandanti i stacionit jugor të Policisë së Kosovës, kapiteni. Bashkim Spahiu, tha se në jug të qytetit nuk ka pasur asnjë incident që vlen të përmendet gjatë vikendit. Ndërsa përfaqësuesi i Policisë Rajonale të Kosovës, Niman Januzi, tha se gjatë vikendit në Lagjen e Boshnjakëve janë shënuar dy raste të dëmtimit të veturave dhe një tjetër të dëmtimit të një xhami të një shtëpie të një pronari shqiptar.


Në këtë takim ishte i pranishëm edhe shefi i degës së Doganës të Kosovës për Mitrovicë, Bashkim Çitaku, i cili tha se lajmi i mirë është vendosja e doganierëve të EULEX it në pikat kufitare në veri.

Sipas tij, doganierë të EULEX it janë vendosur gjithashtu edhe në Degën e Doganave në Mitrovicë, të cilët janë duke vëzhguar punën që po bëhet aty.

Sa i përket pikave doganore në kufi me Serbinë ai tha se atje fillimisht duhet të rregullohet infrastruktura që është dëmtuar dhe mandej të fillohet me punë.

Përfaqësuesi i KFOR it të zonës së përgjegjësisë së batalionit danez, Andris Sprivul, tha se as në zonën e tij të përgjegjësisë nuk ka pasur kurrfarë incidenti. Ai njoftoi se batalioni danez ka marrë përgjegjësinë edhe për zonën Komunës së Skenderajt. /qik/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Kalo në kategori