LAJMI I FUNDIT:

Mitrovicë: Shpërthen dhuna, 6 të plagosur

Mitrovicë: Shpërthen dhuna, 6 të plagosur

Dy eksplodime dhe protesta të dhunshme kanë ndodhur mbrëmë në qytetin e Mitrovicës. Gjashtë persona janë plagosur pas një shpërthimi në pjesën veriore të qytetit.

"Tre zjarrfikës dhe tre persona tjerë janë sjellë për trajtim mjekësor. Gjendja e tyre është stabile", ka thënë drejtori i spitalit, Marko Jakshiq.

Policia ka njoftuar se nga eksplodimi janë shkatërruar disa vetura afër një kafeneje në pjesën e dominuar nga serbët në Mitrovicë.

Të zemëruar me këtë, protestuesit serbë kanë shkatërruar vetura dhe pronat e shqiptarëve.


Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shpërthimin e dytë në lagjen e Boshnjakëve.

Agjencia Reuters, citon zëdhënësin e Policisë, Besim Hoti të ketë thënë se "NATO dhe EULEX e kanë marrë situatën nën kontroll". /REL/