LAJMI I FUNDIT:

Mitingu i së dielës model i fushatës zgjedhore

Mitingu i së dielës model i fushatës zgjedhore

Kryeministri Sali Berisha tha të hënën se tubimi festiv i së dielës ishte fillimi më i bukur i një fushate elektorale. Berisha tha në mbledhjen e Grupit parlamentar të partisë së tij se “tek koncerti i djeshëm festiv ne kemi modelin e fushatës së ardhshme”.

“E krijuan qytetarët, në mënyrën më të madhërishme, ndaj dhe çdo orë, çdo ditë, ju së bashku me strukturat e PD-së në çdo rreth dhe në çdo qark do të përkushtoheni për fushatën e zgjedhjeve elektorale për zgjedhjen e kandidatëve në mënyrë që të fillohet menjëherë nga puna”, tha Berisha.

Kryeministri tha se shkon në zgjedhjet e ardhshme me një bilanc shumë pozitiv.

“Ne shkojmë në këtë zgjedhje me një bilanc të paprecedent, shkojmë në zgjedhje me arritje historike, si një forcë politike e cila në mënyrë të prekshme ka bërë që të ndryshohet qartësisht jeta e mbarë komuniteteve të vendit”, tha Berisha. /Telegrafi/