Miratohet ilaçi ‘ndryshues i jetës’ për pacientët me kancer të gjirit dhe prostatës

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli ka miratuar përdorimin e një ilaçi nga i cili mund të përfitojnë qindra pacientë me kancer gjiri dhe kancer të prostatës
Burrat me kancer të avancuar të prostatës dhe gratë me kancer të hershëm të gjirit HER2-negativ që janë në rrezik të lartë të rikthimit të sëmundjes do të jenë në gjendje të përdorin olaparib përmes NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) në Angli.
Olaparib, i cili jepet si tabletë, është një lloj ilaçi i synuar i quajtur frenues Parp. Këto parandalojnë riparimin e qelizave kancerogjene.
Ilaçi synon kanceret me mutacione BRCA 1 ose BRCA 2 dhe funksionon duke ndaluar qelizat e kancerit të jenë në gjendje të riparojnë ADN-në e tyre, gjë që shkakton vdekjen e qelizave kancerogjene.
Provat klinike kanë treguar se olaparib, i njohur gjithashtu si Lynparza dhe i prodhuar nga firma farmaceutike AstraZeneca, mund të zgjasë jetën e pacientëve me kancer të avancuar të prostatës me ‘mesatarisht gjashtë muaj’, tha NHS England.
Vlerësohet se rreth 550 burra me kancer të avancuar të prostatës dhe 300 gra me kancer të hershëm të gjirit HER2-negativ do të kenë të drejtë për ilaçin e ri çdo vit në Angli.
“Olaparib mund të ketë një ndikim të madh te pacientët me një sërë llojesh kanceri, duke u dhënë njerëzve një shans më të mirë për të mbijetuar, ndërkohë që u ofron atyre me forma të avancuara të sëmundjes, muaj shtesë për të jetuar”, tha shefja ekzekutive e NHS Angli, Amanda Pritchard.
Ekspertët në Institutin e Kërkimit të Kancerit (ICR) e përshkruan vendimin si “ndryshues të jetës” dhe thonë se ilaçi u jep pacientëve një shans për të jetuar jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Johann De Bono, profesor në mjekësinë eksperimentale të kancerit në ICR, tha: Olaparib është një shembull i rëndësishëm se si të kuptuarit e gjenetikës themelore të pacientëve dhe gjenomikës së tumoreve të tyre, mund të përdoret për të hartuar ilaçe me precizion shumë të synuar. Për pacientët me kancer të avancuar të prostatës dhe mutacione në BRCA1 ose BRCA2, këto rekomandime do të ndryshojnë jetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore