LAJMI I FUNDIT:

Minjtë mbushin rrugët e New Orleans, pas mbylljes së banorëve në karantinë

Minjtë mbushin rrugët e New Orleans, pas mbylljes së banorëve në karantinë

Rrugët e boshatisura nga njerëzit që janë mbyllur në karantinë, ka bërë që në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, të shtohet shumë numri i minjve.

Pas mbylljes së restoranteve dhe kafeneve, mbetjet e të cilave janë një hapësirë e mirë për grumbullimin e këtyre kafshëve, tani kanë nisur të dalin në rrugë për të gjetur ushqim, transmeton Telegrafi.

Meqenëse ushqimet e shpejta, nuk po hidhen më në kontejner apo në skaje rrugësh, minjve po iu duhet të kërkojnë edhe më largë në mënyrë që të shuajnë urinë.


Numri i minjve është shtuar në masë të madhe, ndërsa përhapja e tyre nëpër rrugë vetëm po shtohet, pasi janë në kërkim të ushqimit për të mbijetuar.

“Sapo e ktheva kokën dhe pashë një grumbull me rreth 30 minj që po copëtonin diçka, ishin shumë të pështirë”, ka thënë një banorë.

Në mënyrë që të mos shumohet numri tyre, banorëve iu është kërkuar që të mos i lënë mbeturinat përjashta, ndërsa të hedhin ushqim të helmuar, në përpjekje që t’i eliminojnë.

Tani ka rrezik të shtuar, se minjtë mund të përhapin ndonjë sëmundje, me të cilën mund të bien në kontakt të pastrehët, që jetojnë në rrugë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori