Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot ka pritur në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini, ku temë diskutimi ka qenë thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për sistemin arsimor universitar dhe para universitar.
Ministri Bytyqi ka thënë se ministrja Shahini ka propozuar dy projekte që kanë të bëjnë me shkëmbimin e nxënësve dhe shfrytëzimi i bibliotekës elektronike të Shqipërisë edhe nga studentët kosovarë.
“Diskutuam për projekte të cilat i kemi filluar dhe të cilat duhet t’i vazhdojmë, mirëpo pati diskutime edhe për projekte të reja që na presin në mes dy Ministrive, pra një bashkëpunim i mirëfilltë që ka ekzistuar e që do të vazhdoj. Ministrja ka ardhur me dy propozime konkrete të cilat kanë një rëndësi të veçantë. Një propozim ka të bëjë me arsimin e lartë dhe një projekt tjetër që ka të bëjë me arsimin para universitar. Të dy këto propozime kanë një vlerë të madhe edhe për studentët tanë dhe për nxënësit tanë… Ne do të marrim hapa të menjëhershëm që në bashkëpunim me ministren t’’ realizojmë”, theksoi Bytyqi, raporton KP.
Ministrja Shahini deklaroi se në kuadër të përgjigjeve që Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë protestës së studentëve në Tiranë, është edhe biblioteka elektronike që studentët e kanë kërkuar si një mundësi tjetër për ta përmirësuar kërkimin shkencor në universitetet publike të Republikës së Shqipërisë.
Shahini tha se biblioteka elektronike është në dispozicion për 110 mijë studentë të Shqipërisë, por që është propozuar të jetë e njëjta pako edhe për studentët kosovarë.
“Kjo bibliotekë do t’i jepet në dispozicion 110 mijë studentëve të universiteteve publike që janë në Shqipëri dhe kërkuesve të tjerë shkencor për një periudhë trevjeçare. Pake shumë e njëjta pako mund të vije në dispozicion edhe për studentët në Republikën e Kosovës… Dhe projekti i dytë që diskutuam konkretisht me ministrin që shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt, është një projekt i shkëmbimit të nxënëseve. Ideja është që nxënësit e shkollave të mesme nga Shqipëria për të marr orë mësimi nga gjimnazet në Kosovë dhe nxënës nga Kosova të kalojnë kohë në Shqipëri duke marrë pjesë në mësimin ditor në Shqipëri”, theksoi Shahni.
Ajo shpreson që ky projekt do të realizohet deri në pranverë. Ndryshe, biblioteka elektronike është një platformë e cila ka miliona artikuj shkencor, diku 170 mijë libra që mund të përdoren për fusha të ndryshme të studimeve, si dhe pako përmes së cilave mësohet gjuha e huaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës