Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një afro-amerikane ministre. Aminata Toure 29-vjeçarja e partisë Të Gjelbrit, për katër vitet e ardhshme do të jetë ministre për çështje sociale në landin gjermano-verior, Schleswig-Holstein. Landi me afro 3 milionë banorë po shkruan kështu histori.
“Çfarë nderi. Nga sot jam Ministre për Çështjet Sociale, Rininë, Familjen, të moshuarit, Integrimin dhe Barazinë në Schleswig-Holstein. Jam e lumtur që jam pjesë e Kabinetit II të Daniel Günther. Do ta kryej detyrën me ndërgjegje dhe me gëzim”, shkroi Toure në Twitter.
Was für eine Ehre. Ab heute bin ich Ministerin für Soziales, Jugend, Familie, Senioren, Integration und Gleichstellung in Schleswig-Holstein. Ich freue mich Teil des Kabinetts II von Daniel Günther zu sein. Ich werde die Aufgabe gewissenhaft und voller Freude wahrnehmen. pic.twitter.com/7dVhFwvlA4
— Aminata Touré (@aminajxx) June 29, 2022
Që Touré në këtë post nuk do ta ketë të lehtë, kjo merret me mend. Në media sociale filluan që tani skeptikët të kërkonin jetëshkrimin e saj dhe të ankoheshin që ajo, përveç një diplome bachelor në shkenca politike, nuk mund të dëshmonte asnjë përvojë tjetër profesionale, raporton dw.
Por Toure nuk është kaq e panjohur. Ajo ka katër vjet që është në parlamentin e landit dhe ka drejtuar edhe shumë seanca si nënkryetare e Parlamentit.
Kolë Gjoka, konsulli i nderit i Shqipërisë për Gjermaninë veriore, por edhe vetë aktivist në politikë, aktualisht kryetar i CDU-së në nivel qarku (Elmshorn), thotë për DW: “Asaj nuk i është besuar posti për shkak të ngjyrës së lëkurës, por sepse është intelektuale dhe dallon nga shumica e anëtarëve të partisë së vet”.
Rritur në azil
E megjithatë, ngjyra e lëkurës, por jo vetëm, edhe përvoja e saj si bijë azilkërkuesish, kanë qenë elemente të rëndësishme në formimin e saj si njeri, por edhe si politikane. E lindur në vitin 1992 në Neumünster të Gjermanisë, ajo është rritur në një strehimore azilkërkuesish. Prindërit kishin ardhur në Gjermani nga Mali vetëm një vit më parë dhe luftonin për të drejtën e qëndrimit. Vetëm në moshën 12-vjeaçre ajo arriti të marrë shtetësinë gjermane. Pikërisht atë vit, i jati do të linte nënën me katër vajzat.
Fillon një fazë tejet e vështirë për nënën, që do të kujdesej e vetme për katër vajzat. “Unë i takoj një brezi njerëzisht që nuk kanë qenë të mirëseardhur. Për një kohë të gjatë nuk janë pranuar si pjesë të kësaj shoqërie. Por ne kemi bërë tonën, dhe ka gjëra në këtë shoqëri që ne i kritikojmë, por kemi edhe sugjerime se si t’i ndryshojmë”, tha jo dikur në një intervistë me DW.
Për shanse të barabarta
Touré ka tani mundësinë të ndryshojë vërtet diçka. Në një intervistë dhënë për median gjermane pas betimit, ajo tha se është e vetëdijshme për përgjegjësinë që ka “Biografia nuk zëvendëson politikën. Është e rëndësishme që të përballesh me njerëzit që kanë këto sfida dhe të zhvillosh koncepte politike. Kombinimi i të gjithave bën politikën”.
Kolë Gjoka ka besim se Touré do të sjellë koncepte të reja dhe jo konvencionale në qeverinë e landit. Për një gjë ai është i sigurt: Ajo do të ketë mbështetje të plotë nga kryeministri demokristian, Daniel Guenther, i cili i përket CDU-së, ani pse partia e tij ka nivelin më të ulët për sa i përket përfaqësimit të imigrantëve në politikë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Irani anulon fluturimet me aeroplan për disa orë
Franca bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit, Netanyahu: "Turp për ta"
"Kur dashuria bëhet akt heroik", nëna notoi tre kilometra për të shpëtuar vajzën nga përmbytjet në Bosnje
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit
Ngjarje e tmerrshme në Marsejë, një adoleshent francez “u godit 50 herë me thikë” dhe më pas u dogj i gjallë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit