LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Bajrami takoi homologun e saj çekë

Ministrja Bajrami takoi homologun e saj çekë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në kuadër të punimeve të konferencës “Idetë e Mençura dhe Koncepti i Ri për Rigjenerimin Ekonomik të Evropës” që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, zhvilloi takim bilateral me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, Jan Mladek.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar në shumë fusha me Republikën Çeke, me theks të veçantë në atë të ekonomisë. Ministria Bajrami shpalosi potencialet e Kosovës për investime të huaja dhe e informoi ministrin Mladek për ambientin e biznesit në vendin tonë.

Në anën tjetër, ministri Mladek shprehu interesim për dy sektorë, në veçanti atë të përpunimit të produkteve bujqësore dhe të energjisë së ripërtëritshme .


Të dy ministrat u dakorduan që të formojnë së shpejti një grup ndërqeveritar për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori