LAJMI I FUNDIT:

Ministria po heton shkaqet e ngordhjes së peshqve në Mirushë

Ministria po heton shkaqet e ngordhjes së peshqve në Mirushë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bazuar në raportimet e mediave dhe të inspektoratit komunal të mjedisit nga komuna e Malishevës , lidhur me dukurinë e paraqitjes së ngordhjes së peshqve në rrjedhën e lumit Mirusha dhe atë në lokacionin nga Banja e Malishevës në drejtim të qytetit të Malishevës, është duke ndërmarrë masat e nevojshme për të vërtetuar shkaqet e ngordhjes së peshqve.

Komuna e Malishevës apelon tek qytetarët: Mos peshkoni dhe mos e përdorni peshkun në lumin Mirusha
Lexo po ashtu Komuna e Malishevës apelon tek qytetarët: Mos peshkoni dhe mos e përdorni peshkun në lumin Mirusha

Inspektorati i ujërave në kuadër të MMPH-së , bazuar në prezencën e inspektorit komunal në vend ngjarje, ka udhëzuar inspektorin që t’i marrë mostrat e ujit nga lumi i Mirushës për analiza të mëtejme të ujit nga lumi Mirusha për të identifikuar shkaqet e paraqitjes së ngordhjes së peshqve .

Në këtë aspekt Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pas pranimit të mostrave të ujit nga vendi i ngjarjes është duke bërë analizat në laborator për të verifikuar nëse cilësia e ujit ka ndikuar në ngordhjen e peshqve.


“Rezultatet mbi cilësinë e ujit do të raportohen pas përfundimit të analizave laboratorike të mostrës së sjellë në Institut”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.

MMPH do t’iu mbajë të informuar në lidhje më këtë rast, dhe njëkohësisht inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë me organet përgjegjëse për të çdo informacion në lidhje me shkaqet që mund të kenë shkaktuar këtë fenomen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori