LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë 1.8 milion euro për furnizim të FSK-së me 17 mijë palë çizme ushtarake

Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë 1.8 milion euro për furnizim të FSK-së me 17 mijë palë çizme ushtarake

Ministria e Mbrojtjes së fundmi ka dhënë kontratën për furnizim me çizme ushtarake për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo kontratë kap vlerën prej 1 milion e 887 mijë euro.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për dhënie të kontratës së publikuar në E-prokurimi.


Sipas njoftimit përmes kësaj kontrate parashihet furnizimi me çizme verore dhe dimërore për 3 vjet.

Saktësisht parashihet furnizimi me 17 mijë palë çizme ushtarake.

“AK i MM-se ka për qëllim që të lidhë një kontratë kornizë 36 muajsh , me një OE që do të ketë kapacitet, ekonomik, teknik dhe profesional te kryej furnizimet me çizmet ushtarake verore dhe çizme ushtarake dimërore për nevoja të FSK-së, sipas kërkesës dhe nevojave të AK, në përputhje të plot me specifikat teknike të dhëna ne DT aneks 1 (specifikacioni teknik i detyrueshëm ). Sasia indikative për furnizime për periudhën kohore prej 36 muaj do të jetë Çizme verore 8500 palë, si dhe Çizme dimërore 8500, palë , kjo sasi mund te ndryshoj +- 30%”, thuhet në dosjen e tenderit.

Tutje thuhet se çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori