LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Jashtme thërret për sqarime ambasadorin grek në Tiranë

Ministria e Jashtme thërret për sqarime ambasadorin grek në Tiranë

Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë e thirri të martën ambasadorin grek në Tiranë, Nikos Pazios, për të dhënë sqarime rreth deklaratave të konsullit grek në Korçë se në këtë qytet ka grekë.

Ministria e Jashtme i konsideron të papranueshme deklaratat e konsullit grek Theodhoros Ikonomu.

Ministria e Jashtme ka theksuar se deklaratat e konsullit grek në Korçë nuk pasqyrojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Deklaratat e konsullit grek Theodhoros Ikonomu në Korçë u shoqëruan me reagime të ashpra, ndër të cilat edhe me një protestë të lëvizjes Mjaft në Korçë para konsullatës greke. /Telegrafi/