LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës do të monitoroj të drejtat e pasagjerëve brenda aeroportit

Ministria e Infrastrukturës do të monitoroj të drejtat e pasagjerëve brenda aeroportit
????????????????????????????????????

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, me ç’rast u prit nga kryeshefi ekzekutiv i këtij aeroporti, Haldun Firat Kokturk, me të cilin ka biseduar për mundësitë e avancimit të shërbimeve për pasagjerëve.

“Ministri Lekaj dhe kryeshefi ekzekutiv i ‘NP Adem Jashari’, Firat Kokturk, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me ç’rast ministrit Lekaj iu dorëzuan çelësat e zyrës për monitorim të të drejtave të pasagjerëve, e cila tash e tutje do të jetë në shfrytëzim të Ministrisë së Infrastrukturës, respektivisht Departamentit të Aviacionit Civil”, thuhet në komunikatën e MI-së.

Duke e falënderuar kryeshefin ekzekutiv Kokturk, për bashkëpunimin e vazhdueshëm Lekaj tha se me vendosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës në ambientet e aeroportit, qytetarët do të kenë mundësi ku t’i parashtrojnë ankesat dhe do të udhëzohen nga kjo zyre në lidhje me të drejtat e tyre që iu takojnë.


“Kurse sa i përket shtimit të numrit të pasagjerëve për 14.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, Lekaj e ka përgëzuar menaxhmentin e ‘ANP Adem Jashari’ duke shtuar se ky rezultat jep mesazhin që ‘ANP Adem Jashari’ është qendër e pasagjerëve që e lidhë Prishtinën me botën dhe se do ta ketë mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës edhe më tej. Kurse lidhur me mashtrimet e pasagjerëve nga persona dhe kompani të ndryshme, Lekaj tha se kjo dukuri është reduktuar në mënyrë drastike krahasuar me vitet e kaluara edhe kjo zyre që sot zyrtarisht po e hapim brenda ANP-së, do të jetë në shërbim të pasagjerëve, që të mos ndodhin rastet e mashtrimit”, thuhet në komunikatë.

Kokturk, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes dhe dorëzimit të çelësave të zyrës, tek ministri Lekaj, ka pohuar se rritja 14.5 për qind e pasagjerëve tregon se ky vit ka qenë goxha i ngarkuar për “ANP Adem Jashari” dhe se krahas kësaj rritje do të jetë edhe rritja e cilësisë së shërbimeve për pasagjerët. Kurse sa i përket zyrës së monitorim për të drejtat e pasagjerëve, e cila nga sot është në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës, ai tha se kjo zyre krijon kontakt të drejtpërdrejt mes ministrisë dhe pasagjerëve në adresimin dhe zgjidhjen e shqetësimeve të tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori