LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave jep letra me vlerë prej rreth 20 milionë euro (Dokument)

Ministria e Financave jep letra me vlerë prej rreth 20 milionë euro (Dokument)

Ministria e Financave përmes Thesarit të Kosovës ka dhënë letra me vlerë prej rreth 20 milionë euro për afatin dyvjeçar. Në bazë të ankandit për obligacion qeveritar dy vite të datës 29 shtator të këtij viti theksohet shuma prej 19,992,536.56 euro.

Sipas dokumentit, ofertat konkurruese të dorëzuara ishin 33,570,000 euro; ofertat jokonkurruese të dorëzuara 820,000 euro; ofertat konkurruese të pranuara 19,180,000; ofertat jokonkurruese të pranuara 820,000; norma maksimale e pranuar 3.10%; norma minimale e pranuar 2.66% dhe norma mesatare e peshuar 2.81940%.

Shpallja e ankandit për letra me vlerë ishte bërë më 25 shtator, derisa rezultatet kanë dalë më 29 shtator të këtij viti.


Rikujtojmë se kategoria e investimeve në letra me vlerë në dhjetor të vitit 2014 ka arritur në 383.8 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 8.3%, dukshëm më të ulët sesa rritja prej 38.2% e shënuar në vitin paraprak, bënë të ditur Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Rrjedhimisht, pjesëmarrja e letrave me vlerë në asetet e sektorit bankar arriti në 12.0% në dhjetor 2014 nga 11.6% sa ishte në vitin paraprak.

“Në kuadër të gjithsej investimeve në letra me vlerë gjatë vitit 2014, vërehet orientim më i madh i bankave drejt investimeve në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Në dhjetor të viti 2014 investimet në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës shënuan rritje vjetore prej 92.6%, duke rritur pjesëmarrjen në gjithsej portofolin e investimeve në letra me vlerë në 50.2%, kurse 28.2% ishte në dhjetor të vitit 2013”, thuhet në raportin e stabilitetit financiar të BQK-së.

Nga viti 2012 Qeveria e Kosovës ka filluar me zbatimin e projektit të lëshimit të letrave me vlerë. Vlerësohet se letrat me vlerë janë mënyrë shumë e mirë e investimit të shtetasve të Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit.

Thesari emeton letra me vlerë, të cilat paguajnë interes dhe kanë një kohëzgjatje të caktuar (3 muaj, 6 muaj, 12 muaj, 2 vjet, etj) njësoj sikurse depozitat bankare.
letra-me-vlere1

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori