LAJMI I FUNDIT:

​Ministria e Financave fton bizneset t’i përditësojnë të dhënat në sistemin e ATK-së

​Ministria e Financave fton bizneset t’i përditësojnë të dhënat në sistemin e ATK-së

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka ftuar sot bizneset që t’i përditësojnë të dhënat në sistemin EDI të ATK-së.

Bajrami thotë se bizneset duhet ta kryejnë sa më shpejt këtë proces, në mënyrë që të hapin rrugë për përmbylljen e ekzekutimit të pagesës për masën e subvencionimit të linjës së pagave për bizneset aktive, sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 dhe Nr. 14/34 dhe Nr. 1/35, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Financave fton bizneset që ende nuk e kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të ATK-së që ta kryejnë sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të hapin rrugë për përmbylljen e ekzekutimit të pagesës për masën e subvencionimit të linjës së pagave për bizneset aktive, sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 dhe Nr. 14/34 dhe Nr. 1/35.


Nga numri i përgjithshëm prej 36,679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bajrami thekson se “përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Ekonomi
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori