LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Bujqësisë në RMV, cak i sulmeve kibernetike

Ministria e Bujqësisë në RMV, cak i sulmeve kibernetike
Foto: Ilustrime

Të hënën Ministria e Bujqësisë njoftoi se sistemi i tyre elektronik ka qenë cak i sulmit kibernetik që ka shkaktuar bllokimin e procesit të rregullt të punës.

MPB-ja ka hapur hetime.

Ueb-faqja e Ministrisë ende nuk është në funksion.


Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se sulmi është denoncuar në MPB kurse për shkak të seriozitetit të problemit sistemet e Ministrisë nuk janë në funksion.

Punonjësit në sektorin për teknologji informatike pranë kësaj Ministrise janë duke punuar në mënjanimin e problemit dhe ringritjen e sistemit.

Por, ekziston frika se nga sulmi kibernetik mund të fshihen të dhënat për subvencionet e papaguara të bujqëve që kapin shumën e rreth 530 milionë eurove.

Sektori për Krim Kompjuterik në MPB është duke vepruar pas denoncimit të Ministrisë së Bujqësisë. Portali mkd.mk ka njoftuar se bëhet fjalë për sulm ransomver, që shpeshherë nënkupton edhe kërkesa shantazhimi.

Është ky sulmi i dytë kibernetik për një kohë të shkurtër në një institucion shtetëror.

Më 10 Shtator cak i sulmeve kibernetike nga një grup hakerësh grek ishte Ministria e Arsimit.

Maqedonia e Veriut, pas Malit të Zi dhe Shqipërisë, bëhet vendi i tretë nga rajoni I NATO-s që goditet nga sulmet kibernetike. /KlanM

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori