LAJMI I FUNDIT:

Ministri polak u fotografua me një armë në brez në një ngjarje zyrtare

Ministri polak u fotografua me një armë në brez në një ngjarje zyrtare

Ministri polak i Drejtësisë, Zbigniew Ziobro u filmua me një armë në brez gjatë një vizite zyrtare në vend.

Kur xhaketa e ministrit u zbuluara shkaku i erës, kamerat filmuan një pistoletë Glock në brezin e pantallonave të zyrtarit shtetëror të Polonisë.

Ai vendosi një kurorë në një memorial për ata që vdiqën në një aksident minierash në Poloni, raporton ap.


Pasi video u bë virale në rrjetet sociale, ministri polak tha se kishte marrë lejen për armë mbajtje disa vite më parë sepse ishte kërcënuar me vdekje nga kreu i një organizate kriminale.

“Si çdo qytetar, edhe unë kam të drejtë të mbroj veten dhe familjen time”, tha Ziobro duke shtuar se nuk e mban armën gjithmonë me vete.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka reaguar duke pohuar se ministri mund të zotërojë një armë me leje si çdo qytetar tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori