LAJMI I FUNDIT:

Ministri maqedonas reagon ndaj vendimit të Haradinajt për të ndihmuar familjet e të dënuarëve në Rastin Kumanova

Ministri maqedonas reagon ndaj vendimit të Haradinajt për të ndihmuar familjet e të dënuarëve në Rastin Kumanova

Qeveria e Maqedonisë ka kundërshtuar ndarjen e mjeteve nga ana e Qeverisë së Kosovës për familjarët e të dënuarave në rastin “Kumanova”, në Maqedoni, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Këto shqetësime i ka shprehur ministri i Jashtëm i këtij shteti, Nikolla Dimitrov, gjatë një takimi që aka pasur me ministren e Integrimeve të Kosovës, Dhurata Hoxha, në suaza të Konferencës rajonale “Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, e cila këto ditë mbahet në ministrinë e Punëve të jashtme të Maqedonisë.

Ministri Dimitrov vlerësoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarje të mjeteve financiare për përkrahje materiale të familjeve të personave të dënuar, shtetas të Kosovës, nuk është në pajtim me vlerat europiane dhe ndërtimit të ardhmërisë europiane të rajonit që bazohet në sundimin e të drejtës, gjë që është interes i përbashkët i të dy shteteve


Në këtë takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin rajonal dhe atë bilateral, të cilët shënojnë rritje në periudhën e fundit.

Në atë kontekst, u bisedua për mundësitë për avancim të bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në planin e integrimeve evropiane dhe për ofrimin e përvojave të fituara të Republikës së Maqedonisë në atë drejtim. Qeveria e Kosovës të premten ka ndarë 290 mijë euro për familjarët e të dënuarëve në rastin “Kumanova”.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori