LAJMI I FUNDIT:

Ministri malazez i Transportit viziton Kosovën

Ministri malazez i Transportit viziton Kosovën

Me ftesë të ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, nga ora 09:30, ministri i Transportit të Malit të Zi, Osman Nurkovic do ta vizitoj Kosovën.

Menjëherë pas takimit, i cili do të mbahet në Kabinetin e ministrit të Infrastrukturës, do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, me ç’rast do të mbahet edhe konferencë për media.

Me fillim nga ora 11:00, Ministri Pal Lekaj bashkë me Delegacionin nga Mali i Zi, do të takohen me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Lekaj dhe Ministri Nurkovic gjithashtu do t’i bëjnë një vizitë edhe urës kryesore të autostradës “Arbën Xhaferi” Prishtinë – Hani i Elezit, e cila është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundohet brenda këtij viti. /Telegrafi/