LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hyseni ka udhëtuar drejt Kroacisë

Ministri Hyseni ka udhëtuar drejt Kroacisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni ka udhëtuar të mërkurën drejt Kroacisë.

Me ftesë zyrtare nga homologu i tij, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Jandrokovic, ministri Hyseni do të marrë pjesë në Samitin e Kroacisë 2009 “Imperativat strategjike të Evropës: Energjia, Investimet dhe Zhvillimi”, i cili do të mbahet në datat 9 dhe 10 korrik në qytetin e Dubrovnikut.

Gjatë dy ditëve të mbajtjes së Samitit të Kroacisë 2009 – siç bëhet e ditur në një komunikatë të MPJ-së – ministri Hyseni do të zhvillojë takime me homologë të tij nga vende të ndryshme. /Telegrafi/