Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim një delegacion të Komisionit Evropian, të kryesuar nga Mary Teresa Moran, zëvendësudhëheqëse e Njësitit për Kosovë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësi Evropiane dhe Zgjerim , me të cilën ka biseduar lidhur me agjendën e Bashkimit Evropian për arsimin në Kosovë dhe çështjet me interes të përbashkët në këtë fushë.
Ministri Bytyqi ka vlerësuar lartë ndihmën që Komisioni Evropian ka dhënë në sektorin e arsimit, ndërkaq ka bërë të ditur se është duke u bërë vlerësimi i gjendjes së përgjithshme në arsim, në mënyrë që të ndërmerren hapa të sigurt për ndryshime.
“Momentalisht prioritet i yni është përmirësimi i cilësisë, duke filluar nga arsimi parauniversitar, si pikë kyçe në këtë drejtim. Me seriozitet të lartë jemi duke vlerësuar gjendjen në arsim në Kosovë”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi po ashtu ka folur në detaje për hapat që MAShT do të ndërmarrë për përmirësimin e kualitetit në arsim, duke përmendur profilizimin e mësuesve nga klasa parë deri në klasën e pestë, orientimin e nxënësve të shkollave të mesme të ulëta në bazë të rezultateve që arrijnë gjatë shkollimit, harmonizimin e arsimit të lartë me nevojat e tregut të punës, ndërkaq ka ritheksuar se pikë kyçe e qeverisjes është aplikimi i mësimit tërëditor.
Ndërsa, përfaqësuesja e Komisionit Evropian, Mary Teresa Moran, ka falënderuar ministrin Bytyqi për pritjen ku u bisedua për arritjet e deritanishme dhe orientimin e politikave arsimore në të ardhmen, duke ditur se, arsimi është në qendër të angazhimeve të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës