Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, priti Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Ertuğrul Günay, i cili në këtë takim shoqërohej nga Presidenti i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Murat Mercan, Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yağcilar, Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Metin Hüsref Üniler dhe nga Ambasadori i Turqisë në Greqi, Akin Algan.
Fillimisht, Ministri Valton Beqiri i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë Ministrit Günay dhe, njëkohësisht, e falënderoi atë për angazhimin e shtetit turk në restaurimin e objekteve të periudhës osmane, të cilat janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Dy vendet tona, shtoi më tutje Ministri Beqiri, kanë lidhje të gjata historike dhe kulturore, mbi bazamentin e të cilave mund të shtrihet dhe zgjerohet më tutje bashkëpunimi i gjithanshëm kulturor. Gjithashtu, Ministri Beqiri tha se shteti turk me përvojën e tij të gjatë mund ta ndihmojë Kosovën në procesin e anëtarësimit dhe të bashkëpunimit me UNESKO-n.
Ndërkaq, Ministri Ertuğrul Günay, pasi e falënderoi Ministrin Beqiri për mikpritjen, e përgëzoi atë për pavarësinë e Kosovës. Turqia, tha ai, e konsideron Kosovën si një shtet vëlla, të cilin do të vazhdojë ta ndihmojë edhe më tutje. Ai nënvizoi se, krahas kontributit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe donacioneve të premtuara në Konferencën e paradokohshme të Donatorëve, Turqia, në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit ndërkulturor, do të ndërtojë në Kosovë edhe një Qendër Kulturore Turke. Më tutje, Ministri Ertuğrul Günay tha se Turqia, përmes ekspertëve të saj të trashëgimisë, do ta ndihmojë Kosovën në procesin e rëndësishëm të bashkëpunimit me UNESKO-n.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1920, 1930, 1940… 2020!?
Kanuni, “një botë e mbyllur"
Dështimi i atentatit ndaj kryeministrit të Perandorisë Osmane, në shenjë hakmarrje për Ismail Qemalin
Saimir Pirgu, fitues i çmimit “Pavarotti d’Oro”
Poezitë e para evropiane për Skënderbeun
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para