LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqiri mori pjesë në hapjen e manifestimit “Javët Gjermane”

Ministri Beqiri mori pjesë në hapjen e manifestimit “Javët Gjermane”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, mori pjesë në Koncertin e Filarmonisë – Operës së Kosovës, me të cilin u hap manifestimi “Javët Gjermane”, i cili, në organizim të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po mbahet në Kosovë.

Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës Federale Gjermane, Hans Dietrich Steinbach, i cili, me një fjalë të shkurtë rasti, bëri hapjen solemne të “Javëve Gjermane”.

Me këtë rast, Ministri Beqiri tha se organizimi i “Javëve Gjermane” është një rast i veçantë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke shtuar se ky koncert, në të cilin po ekzekutohen veprat muzikore të kompozitorëve botërorë dhe shqiptarë, dëshmon se, në rrafshin artistik, Kosova i ka prekur kaherë standardet e verifikuara evropiane, përmes të cilave ajo meriton të jetë anëtare e denjë e Bashkimit Evropian.

Në këtë koncert u ekzekutuan veprat e kompozitorëve botërorë Felix Mendelssohn, Ludwig van Beethoven e Johannes Brahms, si dhe, në kuadër të 100 vjetorit të lindjes, edhe një nga veprat muzikore të kompozitorit shqiptar Lorenc Antoni. Në këtë koncert performoi në violinë violinisti gjerman Andreas Reiner, ndërkohë që koncerti u drejtua nga dirigjenti shqiptar me qëndrim në Gjermani, Desar Sulejmani.


Në trend Kultura

Më shumë
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Të dashur prindër amerikanë, ky është Davidi i Michelangelos!

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

KUJDES ME FJALËN

KUJDES ME FJALËN

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Mitologjia, aset i çmuar i qytetërimit perëndimor

Simfoni metaforash të trishta

Simfoni metaforash të trishta

Kalo në kategori