LAJMI I FUNDIT:

Ministri Beqiri emëron Këshillin Drejtues të GAK

Ministri Beqiri emëron Këshillin Drejtues të GAK

Me vendim të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Valton Beqiri, është emëruar Këshilli Drejtues i Galerisë së Arteve të Kosovës.

Këshilli Drejtues është organ i pavarur, i cili mbikëqyr punën e menaxhmentit të Galerisë së Arteve të Kosovës, ndërsa është emëruar në këtë përbërje:

Nebih Muriqi, piktor dhe profesor në Fakultetin e Arteve, Agim Rudi, skulptor dhe profesor në Fakultetin e Arteve, Penesta Dika, historiane e artit, Mehmet Behluli, artist vizuel dhe profesor në Fakultetin e Arteve, Valbona Rexhepi, piktore dhe profesoreshë në Fakultetin e Arteve, Vesta Nura, piktore dhe koordinatore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Sami Piraj, Drejtor i Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këshilli Drejtues ka mandat tre vjeçar dhe për punën e vet i përgjigjet Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.