Afër një milion euro, çdo vit nga buxheti i Kosovës ndahen për paga, kompensim, mëditje e udhëtime jashtë shtetit për drejtorë, kryesues e anëtarë të bordeve të institucioneve të pavarura të Kosovës, në krye të të cilave zakonisht janë njerëz që janë të lidhur me partitë politike.
Në Kosovë janë mbi 30 agjenci të pavarura, ku prej tyre, mbi dhjetë kanë borde ekzekutive apo mbikëqyrëse.
Baza ligjore për ekzistimin dhe funksionimin e agjencive të pavarura buron që nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Neni 114 i Kushtetutës, në tri pika të tij, përcakton agjencitë e pavarura, si institucione që krijohen nga Kuvendi i Kosovës.
Këto agjenci, për punën e tyre i përgjigjen dhe i raportojnë drejtpërdrejtë kuvendit, përderisa veprojnë në distancë nga kuvendi, për të monitoruar dhe rregulluar në mënyrë të pavarur punën e degës ekzekutive të qeverisë.
Nga këto mbi dhjetë borde, për drejtorët, kryesues apo anëtarë, shteti ndan afër një milion euro në vit.
Kjo shumë është e bazuar në deklarimet e pasurisë që këta zyrtarë kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Të gjitha këto borde paguhen nga buxheti i Kosovës dhe pagat mujore që anëtarët e tyre marrin janë shumë më të larta sesa paga mesatare në Kosovë.
Paga mesatare në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, është afër 500 euro, ndërkaq kryesuesit apo edhe anëtarët e bordeve të këtyre agjencive të pavarura, varësisht nga institucioni ku punojnë, paguhen deri në 3.000 euro në muaj.
Bordi i AKP-së i kushton shtetit afër 250 mijë euro
Afër 250 mijë euro në vit paguhet Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i përbërë prej 8 personave.
Ky bord, në seancën e Kuvendit të Kosovës, të mbajtur më 27 maj, është shkarkuar. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka argumentuar se AKP-ja nuk i ka shërbyer ekonomisë së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pas shkarkimit të këtij bordi, do të emërohet një i ri, i cili do të nisë procedurat e shuarjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Drejtori i bordit të AKP-së merr afërsisht 40.000 euro në vit, ndërkaq, kryesuesi i bordit ka një pagë vjetore në vlerë prej mbi 35.000 eurosh.
Edhe përfaqësuesit e tjerë të këtij bordi, të hyrat vjetore –që i kanë deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion – i kanë në vlera gati të ngjashme.
Nga buxheti i shtetit, një shumë e madhe çdo vit ndahet edhe për bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Kryesuesi i këtij bordi, në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsion ka deklaruara të hyra vjetore nga ky institucion, në vlerë prej 28,590.29 euro plus mëditje 1,131.37 euro.
Ndërkaq, edhe katër anëtarë tjerë të bordit të ZRRE-së, kanë deklaruar të hyra vjetore nga ky institucion në vlerë prej mbi 23,000 euro. Po ashtu, ata kanë deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit edhe për mjete financiare që marrin për ushqim, shpenzime të vogla jashtë vendit e të tjera.
Vetëm pagat e bordit të ZRRE-së, shtetit i kushtojnë 73,000 euro në vit.
Ndërkaq, shtatë përfaqësuesit e bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale në vit paguhen afër 100 mijë euro.
Qeveria e Kosovës kishte shkarkuar edhe bordin e Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Kërkohet hetim për bordet e shkarkuara të ndërmarrjeve publike
Kryesuesi i këtij bordi, ka të deklaruara në Agjencinë Kundër Korrupsionit, mbi 16 mijë euro si kompensim vjetor dhe mëditje. Ndërkaq, gjashtë anëtarët e këtij bordi, si kompensim për punën që bëjnë në bord, marrin në vit mbi 15,000 euro.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili është anëtar i Bordit të BQK-së dhe po ashtu edhe i Fondit të Sigurimeve të Depozitave në Kosovë, ka deklaruar të hyra vjetore nga BQK-ja në vlerë prej mbi 52,000 euro.
Ndërkaq, kryetari i Bordit të BQK-së ka deklaruar pagë vjetore mbi 28,000 euro.
Edhe agjencitë tjerat të pavarura, të cilat kanë borde mbikëqyrëse apo ekzekutive, paguhen me paga kryesisht të larta.
Emërime në baza politike
Në Kosovë ekzistojnë mbi 30 agjenci e institucione të pavarura. Procesi i emërimit të anëtarëve të këshillave drejtues, duhet të kryhet në procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese, ndërsa anëtarët e zgjedhur duhet të jenë të paanshëm politikisht.
Por, kjo nuk ndodh.
Mekanizmat ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, vazhdimisht kanë dhënë kritika se në bordet e shumicës së institucioneve publike, ndërmarrjeve dhe agjencive të pavarura, emërohen njerëz që kanë të kaluar politike ose që kanë lidhje të drejtpërdrejta me partitë politike.
Në korrik të vitit të kaluar, institucionet e Kosovës, për herë të tretë nënshkruan një Marrëveshje mirëkuptimi me Ambasadën britanike në Kosovë. Kjo marrëveshje ka për qëllim të ndihmojë në procesin e rekrutimit të bartësve të pozitave të larta udhëheqëse të institucioneve të pavarura.
GAP bordet vendet më atraktive për punësim
Instituti për Hulumtime të Avancuara (GAP), në një hulumtim të titulluar ‘Rekrutimet jomeritore në institucione publike’, vë në pah se ndër vendet më atraktive, në sektorin publik në Kosovë, janë pozitat nëpër borde të kompanive publike dhe institucioneve të pavarura.
“Për shkak të të ardhurave të larta mujore, përgjegjësisë së shpërndarë dhe llogaridhënies minimale ndaj publikut, për partitë në pushtet, bordet janë parë më shumë si mundësi punësimi për anëtarët e partisë dhe familjarët tyre, se sa si një trupë profesionale për menaxhimin e duhur të asaj ndërmarrjeje”, thuhet në këtë raporti i publikuar në nëntorin e vitit 2020.
Sipas GAP-it, është bërë praktikë që secila parti apo secili koalicion që vjen në pushtet, të emërojë anëtarët e partive politike në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura.
Madje, sipas shoqërisë civile, ndarja e posteve bëhet qysh në kohën e arritjes së marrëveshjeve të partive politike për koalicione qeverisëse.
Edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën ishte theksuar se një nga problemet themelore, sa i takon funksionimit të agjencive të pavarura, janë emërimet politike dhe joprofesionale nëpër borde. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama