LAJMI I FUNDIT:

Milani publikon video të përgatitjeve para ndeshjes me Feronikelin

Milani publikon video të përgatitjeve para ndeshjes me Feronikelin

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kur skuadra e madhe italiane Milan do të jetë në Kosovë.

Rossonerët më 10 gusht do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore në kryeqytetin kosovar Prishtinë.

Kundërshtari i Milanit do të jetë kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli.


Ky takim miqësor do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45, por do të transmetohet edhe në RTV Dukagjini.

Milan ka publikuar një video në Twitter ku shihen futbollistët duke u stërvitur para ndeshjes me Feronikelin.

“Dy ditë nga ndeshja Feronikeli-Milan”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Ndërsa më poshtë keni edhe disa fotografi nga stërvitja e Milanit e ditës së enjte. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B06Sz18IOVi/?igshid=15qnw7q8n1h2l