LAJMI I FUNDIT:

Milani e përfundon me barazim vitin 2017 (Foto/Video)

Milani e përfundon me barazim vitin 2017 (Foto/Video)
FLORENCE, ITALY - DECEMBER 30: Giovanni Simeone of ACF Fiorentina fights for the ball with Leonardo Bonucci of AC Milan during the serie A match between ACF Fiorentina and AC Milan at Stadio Artemio Franchi on December 30, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Milan nuk ka arritur të triumfojë në xhiron e 19 të ligës elitare italiane të Serie A.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Fiorentinës duke barazuar me rezultat 1-1.

Pjesa e parë ishte tejet e zbehtë ku shumë pak raste patën te dyja ekipet respektive, e cila gjë rezultoi me barazim pa gola.


Franck Kessie duke u munduar t’i shmanget kundërshtarit

Të vetmin rast që ja vlen të theksohet ishte i kohës shtesë të 45 minutshit të parë, kur Giovanni Simeone nuk mundi ta mposht portierin e Milanit, Gianluiggi Donnaruma.

Pjesa e dytë ishte më e frytshme me dyja ekipet që i kërkuar tre pikët e plota, ku edhe u shënuan dy gola.

Fillimisht, vendasit kaluan të parë në epërsi përmes Simeones, i cili kësaj radhe nuk dështoi para gardianit të Rosonerrëve duke realizuar gol në të 71 minutë.

Cristiano Biraghi i Fiorentinas në dy luftim me Jose Suson e Milanit

Por, gëzimi i Violave nuk zgjati shumë pasi që mysafirët barazuan pas vetëm tre minutash lojë.

Ishte mesfushori turk, Hakan Calhanoglu që realizoi gol mjaft të bukur për të baraspeshuar gjithçka në ndeshje.

Megjithëse u mendua që do të shohim edhe më tepër gola, kjo nuk rezultoi me paraqitjen në vazhdim të të dyja ekipeve dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Pas kësaj, Milan ngjitet në pozitën e nëntë të renditjes tabelore me 25 pikë, ndërsa dy pikë më shumë i ka Fiorentina e vendit të tetë. /Telegrafi/

https://youtu.be/Ka0iLyIoqfQ

https://youtu.be/BB1NOTeMqFw

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori