LAJMI I FUNDIT:

Miku i Putinit është arrestuar për tradhti në Ukrainë – bashkëshortja e pro-rusit e lut Zelenskyn t’ia lirojë burrin

Miku i Putinit është arrestuar për tradhti në Ukrainë – bashkëshortja e pro-rusit e lut Zelenskyn t’ia lirojë burrin

Gruaja e famshme e një prej aleatëve kryesor të Vladimir Putinit në Ukrainë i është lutur personalisht presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky që ta lirojë atë nga arrestimi – duke pretenduar të premten se ai është rrahur dhe “persekutuar për arsye politike”.

Oksana Marchenko – një ish-yll televiziv që drejtoi “X-Factor Ukraine” – për herë të parë bëri një apel të drejtpërdrejtë, një ditë pasi bashkëshorti i saj, shoku i vjetër i Putinit, Viktor Medvedchuk u arrestua për tradhti në Kiev.

“President Zelensky, ju kërkoj të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e menjëhershëm të bashkëshortit tim”, tha ajo.


“Nuk ka dyshim se burri im po persekutohet për arsye politike, në kundërshtim me ligjet e Ukrainës dhe ligjin ndërkombëtar”, këmbënguli ajo për oligarkun 67-vjeçar dhe ish-udhëheqës e një partie opozitare pro-ruse, raporton nypost.

Të premten, ajo bëri thirrje të reja gjatë një konference për shtyp në Moskë, duke këmbëngulur se burri i saj ishte një “i burgosur politik”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se burri im u rrah disa orë pas arrestimit të tij”, tha Marchenko në konferencën për shtyp, pa ofruar prova.

Medvedchuk – i listuar nga Forbes si personi i 12-të më i pasur i Ukrainës me pasuri prej rreth 620 milionë dollarësh – u vu arrestuar për “tradhti të lartë”.

SHBA-ja në muajin janar akuzoi gjithashtu Medvedchuk për përfshirje në përpjekjet e shërbimeve të inteligjencës ruse për të përgatitur politikanë ukrainas që të marrin kontrollin e vendit me mbështetjen e forcave ruse.

Ai nuk e ka fshehur afërsinë me presidentin rus Vladimir Putin, madje duke u mburrur sesi i pari i shtetit të Rusisë është kumbari i vajzës së tij më të vogël, Daryna. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to

Amerika
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona

Turqia
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit

Amerika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban

Botë
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Kalo në kategori