LAJMI I FUNDIT:

Mijëra veteranë rrezikojnë të mbesin pa pensione?

Mijëra veteranë rrezikojnë të mbesin pa pensione?

Me mijëra veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rrezikojnë të mbesin pa i marrë pensionet. Shkak për këtë është marrëveshja e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Drejtues të këtij institucioni ia kanë bërë të qartë qeverisë që të mos e tejkalojë shumën prej 25 milionëve, pavarësisht rritjes së numrit të veteranëve, raporton KTV.

Ruud Vermeulen, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Kosovë, ka thënë se kanë zhvilluar diskutime të gjata me Qeverinë e Kosovës, për të siguruar që Qeveria nuk do të marrë përsipër detyrimet, të cilat do ta bëjnë të paqëndrueshëm sistemin e saj.


“Ne jemi pajtuar për një ndarje buxhetore për këtë vit, në vlerë prej 25 milionë eurove. Ne po e shohim se numri i veteranëve po rritet, për çka edhe presim që të diskutojmë me qeverinë. Por, këtë vit duhet të mbetet vlera prej 25 milionëve”, ka thënë Vermeulen.

FMN-ja gjithashtu është e shqetësuar me bllokadën politike, e cila mund të ndikojë në uljen e investimeve dhe të parashikimeve për rritjen ekonomike për këtë vit prej 3.8%.

“Ngërçi politik paraqet një rrezik kyç që mund të minojë besimin e investitorëve dhe konsumatorëve, siç ka ndodhur në vitin 2014. Gjithashtu ka shqetësime që Kuvendi i Kosovës të mos jetë funksional, të mos miratohen ligje të reja. Po ashtu kjo situatë mund të ndikojë në minimin edhe të parashikimeve të rritjes ekonomike, që do të jetë deri në 3.8%. Por, nëse kjo situatë do të vazhdojë edhe më tutje, duhet të bëjmë një ndryshim të këtij parashikimi”, theksoi më tej Vermeulen.

Vermuelen ka përmendur si pozitiv vendimin për nxjerrjen e ligjit për pagat e shërbyesve civilë, prokurimin elektronik, uljen e disa shpenzimeve në paga dhe mëditje, mallra dhe shërbime, subvencione dhe transfere dhe që u ka hapur rrugë investimeve të nevojshme në infrastrukturë dhe fusha të tjera.
Ai ka kërkuar nga qeveria që në mënyrë urgjente të kompletojë bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Me këto masa, sipas tij, qeveria plotëson kushtin për t’i marrë nga FMN-ja edhe 35 milionë euro nga 184 milionë euro, sa janë paraparë që t’i marrë në periudhën prej 22 muajve.

Mirëpo, edhe këtë vit qeveria do të ketë kërkesa shtesë, duke nisur nga ulja e mëtejme e shpenzimeve, në mënyrë që inkasimi i të hyrave të rritet deri në nivelin prej 1.6% të bruto prodhimit vendor.

Deri në maj të vitit të ardhshëm, do të jenë edhe tri rishikime tjera, të cilat përfshijnë kushtet e reja dhe kushtëzimet e reja, të cilat duhet të përmbushen nga ana e Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori