Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të reagojë pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili sipas tij dyshohet për vepra korruptive në vlerë prej miliona euro.
Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “edhe pse është faze e hershme e procedurës penale në rastin e drejtorit të KEK dhe pa paragjykuar fajësinë/pafajësinë e të njëjtit, është fakt se i njëjti ka dalë nga Akademia e Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Zotëriu në fjalë dyshohet për vepra penale korruptive me vlerë miliona euro”, ka shkruar Miftaraj, transmeton Telegrafi.
Ai ka thënë se aktiviteti i tij politik në VV është i gjatë. “Në kuptim të kësaj, një reagim dhe distancim nga LVV dhe Kryeministri Kurti është detyrë, është obligim”.
“Nëse kjo nuk ndodh, programi i kësaj qeverie drejtësi dhe punësim kthehet në farsë ose pamflet politik pa pikë vlere”, ka shkruar Miftaraj.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot është arrestuar Nagip Krasniqi – kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vepra penale. Me urdhër të prokurorit Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Në njoftimin e lëshuar Prokuroria Speciale thuhet se me urdhër të kësaj prokurorie “Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.K. (Nagip Krasniqi) për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.
Ai është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Ndryshe, hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës sot kanë bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut ka ngjallur reagime të krerëve të partive politike në vend. Liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, kanë kërkuar përgjegjësi edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, meqë sipas tyre arrestimi i Krasniqit, (ish-drejtues i komitetit për energji në LVV) është dëshmi e abuzimeve të Qeverisë Kurti në sektorin e energjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja hetimore - Vrasja e rreshterit Lika u krye për 47 sekonda, ishte përcjellë hap pas hapi

Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika dërgohen në gjykatë

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë

LVV dhe sfida për zgjedhjen e kryeparlamentarit, sa vota kishte marrë Konjufca në vitin 2021?

Perteshi: Nuk ka ende asnjë konstatim zyrtar që e lidh vrasjen e rreshterit Lika me terrorizmin

AAK tha se do ta mbështesnin për kryeparlamentare, reagon Bogujevci: Sot jam e preferuara, dje më quanin të padenjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

‘Shakaja pa kripë’ e Gani Gërmisë, opinionistët e Ferma VIP: E turpshme dhe abuzuese ajo që bënë me Alba Pollozhanin

Thiago Alcantara shpjegon ndryshimet në stilin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick

Në Kongresin amerikan paraqitet rezoluta që kërkon ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë