LAJMI I FUNDIT:

Microsoft dhe Nokia blejnë RIM-in?

Microsoft dhe Nokia blejnë RIM-in?

Gjatë çerekut të fundit shitjet e BlackBerryve ishin dukshëm më të dobëta, kompania ka shënuar rënien e parë në periudhën prej shtatë vitesh, e rritja e numrit të shfrytëzuesve asnjëherë nuk ishte më e dobët.

Sipas parashikimeve të analistëve, gjithnjë e më shumë ka gjasa që RIM të kërkoj një ofertues të mirë (ose dy) i cili do të mund ti blinte ata.

Sipas thashethemeve të cilat transmeton Wall Street Journal, Microsoft dhe Nokia do të prezantojnë një ofertë të “koordinuar” për blerjen e kompanisë RIM. Në rast se plani të ketë sukses, kompanitë synojnë të braktisin BlackBerry OS i cili do të duhej zëvendësuar me Windows Phone. Në prapavijën e sistemit, pa pasur nevojë për ndërmjetësimin e BlackBerry Enterprise Server, punët do ti menaxhonte Microsoft Exchange.

Përkundër faktit që posedimi i RIM nën invadimin e iPhoneve dhe Androidëve po bie nga dita në ditë, kompania ende ka mjaftë shfrytëzues besnik në botën afariste dhe pranë agjencive qeveritare. Akvizicioni i RIM për Microsoftin dhe Nokian praktikisht do të thoshte blerjen e posedimit të tregut, e kompanive do të u hapej mundësia për dominimin në segmentin enterprise të tregut. /Telegrafi/