LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Zaev ta merr guximin dhe të pranojë duel televiziv, në fund do t’i tregoj për bojkotimin e referendumit

Mickoski: Zaev ta merr guximin dhe të pranojë duel televiziv, në fund do t’i tregoj për bojkotimin e referendumit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, mbrëmë vonë njoftoi se për referendumin e 30 shtatorit ka vendosur që të mos u përzihet qytetarëve se si të votojnë.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, gjatë konferencës së mbrëmshme tha se kërkon debat televiziv me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa ky i fundit sot ju përgjigj duke i thënë se do të pranojë debat me Mickoskin vetëm nëse ai shprehet haptas kundër referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Debatin për përballje televizive Hristijan Mickoski e ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, duke thënë se Zoran Zaev duhet të mbledh kurajo dhe të pranojë debatin.


“Do t’i tregoj në fund të duelit Zaevit se çfarë mendoj për bojkotin, ai vetëm duhet të merr guxim, të mos ikë nga e vërteta dhe të pranojë debat. Nëse frikësohet dhe kërkon justifikim, kjo është tipike për një njeri që e di se si të rrokulliset dhe sillet në mënyrë të pahijshme ndaj popullit të tij, duke u frikësuar të përballet me të vërtetën, ndërsa e vërteta është poshtërimi kombëtar, grabitja kolektive, gënjeshtra dhe paudhësia”, shkruan Mickoski.

Ai më tej thotë se në duel televiziv Zaevi nuk mund të krijojë mjegulli me mediat që janë nën ndikim të pushtetit, as nuk do të ketë partiakët e tij që shpërndajnë të pavërteta dhe as dikë nga jashtë që mund ta mbrojë.

“Sigurisht për këtë arsye nuk e lëshojnë të del në debat televiziv”, shkruan në fund Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Kalo në kategori