LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme

Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues të Strategjisë Nacionale Zhvillimore ky Bord siguron bashkëpunim strategjik dhe partneritet të Këshillit me komunitetin ndërkombëtar, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët.

“Bashkë me anëtarët e Bordit Drejtues, përkatësisht Ministren për Financa dhe Sekretarin e Përgjithshëm, vendosëm që mbledhjen e parë ta organizojmë në përbërje të zgjeruar me praninë tuaj si partnerë dhe mbështetës tanë në rrugën e reformave drejt Bashkimit Evropian dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, të prosperuar dhe ekonomikisht të fortë të njerëzve të suksesshëm dhe të lumtur.

Sigurisht, për një koordinim të tillë, Ministria për Çështje Evropiane është thelbësore dhe për këtë arsye, angazhimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta janë për një veprim të koordinuar që do të sigurojë mbështetje për implementimin e shpejtë të Strategjisë Nacionale Zhvillimore.


Ky nuk është vetëm një dokument, nuk është vetëm një vizion i një qeverie – kjo duhet të jetë strategjia e të gjithëve, sepse të gjithë jemi bashkë në këtë. Kemi kapacitet, kemi potencial dhe më e rëndësishmja, kemi njerëz që janë të gatshëm të punojnë, të ndërtojnë dhe të krijojnë.

Strategjia Nacionale Zhvillimore për periudhën 2024 – 2044 paraqet dokumentin më të lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme.

Qëllimi kryesor është që të jetë dokument strategjik gjithëpërfshirës, i cili do të mundësojë transformim fundamental, përkatësisht zbatimin e ndryshimeve thelbësore kombëtare dhe trasimin e trajektorisë zhvillimore të vendit.

Qasja inkluzive shënoi përgatitjen e këtij dokumenti me përfshirjen e qytetarëve, institucioneve dhe të gjitha palëve të interesuara”, thotë Mickoski.

Kryeministri tha se një nga avantazhet më të rëndësishme të këtij dokumenti të rëndësishëm nacional është konsensusi politik në lidhje me përgatitjen e tij, por edhe miratimin e tij.

“Që nga vetë fillimi deri në tekstin përfundimtar, strategjia u ndërtua nëpërmjet një procesi transparent dhe të hapur, ku morën pjesë më shumë se 200 përfaqësues nga ministritë, mbi 60 deputetë dhe kryetarë komunash, më shumë se 1.000 të rinj, mbi 100 organizata joqeveritare, si dhe shumë institucione akademike dhe kërkimore dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. Kjo mundësoi shqyrtimin e detajuar të sfidave, duke krijuar kështu një bazë për përcaktimin e çështjeve dhe prioriteteve kyçe të zhvillimit”, shtoi Kryeministri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Lajme
Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Bllokohen në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë, turistët spanjollë në rrezik për jetën

Bllokohen në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë, turistët spanjollë në rrezik për jetën

Lajme
Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani, për vazhdimin e seancës konstituive

Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani, për vazhdimin e seancës konstituive

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Lajme

"Ju drejtohem për sugjerime për opsionet e mundshme përpara", letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

Lajme
Kalo në kategori