Mickoski nuk beson se ekipi hetues i SHBA-së do të ushtrojë presion politik
Eksponent të pushtetit i dhanë përkrahje ekipit hetues të SHBA-së, por kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, nuk beson se me këtë pushtet aktual, mund të ndalet krimi dhe korrupsioni.
“Me këta njerëz dhe me ketë institucione jo që nuk ka shpresë se do të tkurret korrupsioni por korrupsioni dhe krimi vetëm mund të thellohet. Njeriu që 7 vjet është në krye të MPB-së. Qeveria që më shumë se 5 vjet është në pushtet dhe partia që është pjesë e kësaj qeverie për më shumë se 20 vjet dhe që janë arsyeja për krimin dhe korrupsionin në Maqedoni, nuk mund të jenë zgjidhja… Çfarëdo ekipi i hetuesve, fillimisht duhet t’ia nisë me Qeverinë”, deklaroi Mickoski.
Ardhja e këtij ekipi është në periudhën kur duhet të nisin edhe procedurat për ndryshimet kushtetuese, e qëndrimi i forcave politike progresive është i qartë, ato duhet të ndodhin. Mickoski megjithatë, nuk beson se ky ekip mund të ushtrojë edhe presion politik ndaj eksponentëve të VMRO DPMNE-së, e me qëllim që të sigurohen numrat për ndryshimet kushtetuese.
“Unë sa e di, në partinë që unë e udhëheq në këtë moment kështu persona nuk ka. Ky tim, që ju thoni se ka ardhur mendoj që do të hetojë krim dhe korrupsion dhe nuk do të bëjë presione politike. Por ja edhe një herë ta qetësoj opinionin edhe pse e kam thënë disa herë qëndrimin tonë për këtë çështje… Kjo përbërje e Kuvendit nuk do ti sjellë këto ndryshime kushtetuese me këto kushte dhe diktat nga pala bullgare. Të jeni të qetë, kjo procedurë edhe nëse fillon, do të jetë jo e suksesshme”, u shpreh Hristijan Mickoski.
Kreu i opozitës propozoi edhe mënyra konkrete se si mund të zbulohet se si individ të caktuar janë pasuruar. Doganat, MPB dhe Drejtoria për të ardhura publike të nxjerrë listë të pronarëve të veturave luksoze që kalojnë vlerën e mbi 50 000 eurove që të shohim se kush janë pronarët e këtyre veturave dhe më pas nëpërmjet DAP-it të kontrollohet se sa është paraqitja vjetore e tatimit të këtyre personave. E propozimi i dytë ka të bëjë me kadastrën dhe DAP-in. Ai u bëri thirrje që të kontrollojnë se kush janë pronaret e banesave luksoze me vlerë mbi 100 000 euro dhe le ti kontrollojnë paraqitjet e tyre vjetore të tatimit. /KlanMacedonia/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve