LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nëse këtë verë nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme kuvendare, kalojmë në bllokadë totale

Mickoski: Nëse këtë verë nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme kuvendare, kalojmë në bllokadë totale

Kryetari i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski mbrëmë nga protesa paralamëroi se bllokada e nisur nga ta mund të merr përmasa akoma më të mëdha nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjet e kësaj vere, do të kalojmë në bllokadë të plotë të institucioneve dhe protesta të vazhdueshme”, paralajmëroi Mickoski në protestën para Qeverisë.

Bllokada, siç tha ai, do të jetë për të shpëtuar nga dëmi që po paguajnë tani qytetarët dhe vendi.


“Do të pyesë dikush, a do të ketë ndonjë dëm nga e gjithë kjo? Përgjigja është se ne po paguajmë tani dëmin më të madh dhe bllokada jonë do të jetë shpëtimi nga ai dëm. Nuk ka kohë për të pritur sepse kriza do të jetë edhe më e madhe dhe akoma më fatale. Po vjen dimri më i vështirë dhe me këtë qeveri do të jetë një cunam i vërtetë ekonomik për njerëzit”, tha Mickoski, duke shtuar se kjo verë do të jetë verë protestuese.

Ai tha se nga sot do të pranojë vetëm takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ku do të bisedohet vetëm për zgjedhje të parakohshme dhe çështje kyçe.

“Para disa muajsh i kam ofruar ekipeve të Kovaçevskit që të ndihmojnë në disa fusha kyçe dhe një takim ku do të flasim për të gjitha këto. Por deri më sot nuk ka përgjigje. Nga sot, takimi i vetëm që do të pranoj është ai ku do të flasim vetëm për temat kyçe për Maqedoninë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.

Ndryshe, protesta e mbrëmshme u përkrah dhe nga disa parti të tjera opozitare.

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori