LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Në këtë përbërje parlamentare, s`ka ndryshime kushtetuese

Mickoski: Në këtë përbërje parlamentare, s`ka ndryshime kushtetuese

Duke komentuar zhvillimet politike në vend, lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ka ripërsëritur qëndrimin se me këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

“Ndryshime kushtetuese me këtë përbërje parlamentare nën diktatin Bullgar dhe në këto rrethana, nuk do të ketë. Këtë që e bën qeveria është një process që do të përfundojë pa sukses. Në Korrik 2022 bënë atë që bënë, duke rikujtuar “Prespën” por I paralajmëruam se tash është kohë tjetër. Nuk është koha kur kishin mundësi të dakordohen me ish-struktura të shantazhuar të OBRM-PDUKM-së, që fatkeqësisht kanë funksionuar në parti. Nuk ka më të tillë , tha Hristijan Mickoski.

Duke komentuar nismën “Ballkani i Hapur”, Mickoski, ka theksuar se kjo iniciativë nuk duhet të jetë zëvendësim për anëtarësimin fuqiplotë në BE.


“Cdo nismë rajonale që ndikon në standardin e qytetarëve, OBRM-PDUKM-ja do ta mbështesë. Nëse kjo është një nismë e këtillë – nuk e dijmë, nuk kemi asnjë informatë. Ja të themi Serbia dhe Shqipëria, kufizohen mes tyre, por ka një contest tjetër për të cilin sot bisedohet në Ohër, e kjo është cështja e Kosovës. Ka shumë cështje që opinioni nuk I di e që lidhen me “Ballkanin e Hapur , tha Hristijan Mickocki.

Sot edhe kreu OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ishte në Ohër, por jo në takimin e nivelit të lartë Prishtinë – Beograd, por, sic kanë thënë nga opozita, në kuadër të aksionit të paralajmëruar “Bashkë me Popullin”./KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori