LAJMI I FUNDIT:

Mickoski letër të hapur Zaevit: Frikësoheni nga zgjedhje të lira dhe demokratike

Mickoski letër të hapur Zaevit: Frikësoheni nga zgjedhje të lira dhe demokratike

Kryetari i partisë opozitare maqedonase Hristijan Mickoski, ka dërguar letër të hapur për kryeministrin Zoran Zaev, në të cilën e akuzon për qeverisje kriminale dhe frikë nga zgjedhjet fer dhe demokratike.

Mickoski në letër thekson se LSDM ka pasur mundësinë që të tregojë se lufta kundër krimit ka qenë prioritet për qeverinë e tyre, ndërsa në vend të kësaj sipas Mickoskit, Zaev ka treguar tre punë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E para përmes mospranimit të propozimit dhe heshtjes së tij për formimin e një prokurorie të pavarur, ai është bërë mbrojtës i krimit, padrejtësisë dhe joligjshmërisë në këtë shtet. E dyta, me atë që nuk largohet nga marrëveshja e dëmshme, Zaev nuk e respekton vullnetin e qytetarëve dhe mesazhin e tyre në referendum. Marrëveshja përmes së cilës Zaev dëshiron ta shtyjë me zor shtetin dhe popullin, është tentim për të shpëtuar karrierën e tij dhe për të ikur nga përgjegjësia. Dhe e treta, me mospranimin e propozimit që ia dhashë, Zaev dhe qeveria tregojnë se frikësohen nga zgjedhjet fer dhe demokratike, pasi e dinë se populli do ta bëjë të veten dhe do të mposhten”, shkruan Mickoski në Facebook.


Ai në fund i kërkon kryeministrit Zoran Zaev që edhe një herë të mendojë, pasi sipas tij, nuk është e njëjtë kush në cilën anë është./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori