LAJMI I FUNDIT:

MF dhe USAID mbajnë Forumin për Tatimin në Pronë

MF dhe USAID mbajnë Forumin për Tatimin në Pronë

Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, me mbështetje nga USAID-i për projektin “Partneritetet për Zhvillim” ka organizuar Forumin e Tatimit në Pronë. Në këtë Forum kanë marrë pjesë 75 zyrtarë nga Komunat të përfaqësuar nga Drejtorë Komunalë të Financave, Menaxherë të tatimit në pronë , përfaqësues nga projektet mbështetëse të donatorëve, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Qëllimi i këtij forumi ishte të ndarja e përvojave dhe praktikave më të mira të komunave për të përmirësuar shkallën e mbledhjes së tatimit në pronë në këtë vit dhe për vitet e ardhshme.

Gjatë këtij forumi drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë Shkelzen Morina, i njoftoi pjesëmarrësit me të arriturat rekorde në mbledhjen e këtij tatimi i cili është kryesorë për komunat, planet për zhvillimet në të ardhmen si dhe për sfidat në mbledhjen e tatimit të faturuar për vitin aktual.


Gjithashtu gjatë këtij forumi u diskutua edhe për aktivitetet dhe të gjeturat kryesore në fushën e inspektimeve të tatimit në pronë si dhe për Ligjin e ri për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Në këtë forum prezantuan edhe Drejtorët e Financave të Komunave: Gjakovës, Lipjanit dhe Graçanicës, të cilët ndanë përvojat e tyre me kolegët e tjerë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori