Mexhiti: Interesim i shkëlqyer për vaksinim të gripit sezonal, mbi 10.000 qytetarë të imunizuar në një javë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot pikën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar”, për t’u njohur nga afër se si po shkon procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal.
Mexhiti u shpreh i kënaqur me reagimin e deritanishëm të qytetarëve, duke theksuar se kjo tregon se ata janë të përgjegjshëm për shëndetin e tyre dhe janë të informuar se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e komplikimeve më të rënda, veçanërishtë midis grupeve të rrezikut.
“Vetëm në një javë në qendrën e vaksinimit në Poliklinikën “Bit-Pazar” vaksinën kundër gripit sezonal e kanë marrë 824 persona dhe termin për vaksinim kanë caktuar 3957 qytetarë. Të dhënat në nivel shteti konfirmojnë interesimin e lartë të qytetarëve për këtë vaksinë, kështu që janë regjistruar 51.649 qytetarë dhe 10.000 qytetarë të imunizuar”, informoi Mexhiti.
Ministri i Shëndetësisë Mexhiti theksoi se vaksinat sezonale janë të sigurta dhe efikase dhe luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e përhapjes së sëmundjeve infektive, duke theksuar se vendimi për imunizim nënkupton kujdes të përkushtuar për shëndetin personal, por edhe për mirëqenien e gjithë shoqërisë sonë.
“Është jetike që të rrisim ndërgjegjësimin për përfitimet nga vaksinimi, dhe të gjithë së bashku të përkushtohemi në angazhimin për të mbrojtur veten dhe ata që na rrethojnë. Është e rëndësishme që komuniteti ynë të jetë i mirëinformuar dhe të inkurajojmë të gjithë qytetarët, veçanërisht ata që i përkasin grupeve vulnerabël, që të përfitojnë nga mundësia e imunizimit, e cila mund të nënkuptojë shpëtimin e jetëve”, tha Mexhiti.
Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka siguruar 60 mijë vaksina të destinuara për imunizimin e kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe punonjësve shëndetësorë, të cilat janë pa pagesë, ndërsa Qendrat për Shëndet Publik ofrojnë vaksina edhe për përdorim komercial.
Qytetarët mund të regjistrohen për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk , ku do të marrin SMS-mesazh me informacion se ku mund të vijnë dhe të vaksinohen kundër gripit sezonal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës