LAJMI I FUNDIT:

Meta: Të kërkohet ndihmë nga Italia për të vënë në zbatim përdorimin e plazmës për COVID-19

Meta: Të kërkohet ndihmë nga Italia për të vënë në zbatim përdorimin e plazmës për COVID-19

Presidenti Ilir Meta, i ka bërë thirrje autoriteteve shëndetësore të kërkojnë ndihmë nga Italia për vënien në zbatim të protokollit për aplikimin e plazmës në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Meta thotë se kjo do të mundësonte një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt të këtij protokolli, dhe do të evitonte edhe pasaktësitë dhe pasiguritë e vënies së saj në praktikë.

“Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.


Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë“, shkruan Meta.

Mjeku hematolog, Arben Ivanaj në një intervistë për “ABC News” shpjegoi se trajtimi me anë të plazmës për të sëmurët e infektuar me koronavirus dhe që kanë antitrupa tashmë është e mundur.

Ivanaj tha se se marrja e plazmës në spitalet tona rajonale është një teknikë relativisht e thjeshtë, por sipas tij problemi qëndron tek indikacioni dhe se çfarë pritet nga ky lloj medikamenti./abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori