LAJMI I FUNDIT:

Meta mesazh Bashës: Pa zgjedhje nuk ka ndëshkim për politikanët

Meta mesazh Bashës: Pa zgjedhje nuk ka ndëshkim për politikanët

Për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, nuk ka pushime.

Aktualiteti politik ka qenë në fokus edhe të postimit të sotëm të tij në faqen zyrtare në Facebook.

Kreu i Shtetit shqiptar nënvizon se e vetmja zgjidhje për krizën politike në vend janë zgjedhjet.


E teksa në limitet e afateve një ditë më parë të vetmet që u regjistruan në KQZ për zgjedhjet lokale të 13 tetorit ishin Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambjentaliste, Presidenti ka edhe një mesazh për kreun e PD-së Basha, i cili nuk u regjistrua për zgjedhjet dhe vazhdon të insistojë se zgjidhja e krizës kalon nga prangat për politikanët hajdutë.

“Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët” thotë Meta.

Presidenti shton se moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.

“18 tetori po afron” kujton Meta./oranews

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori