LAJMI I FUNDIT:

Meta: Kosova të nënshkruajë demarkacionin me Malin e Zi

Meta: Kosova të nënshkruajë demarkacionin me Malin e Zi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot homologun e tij nga Kosova, Kadri Veseli, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë një konference të përbashkët për media, Meta u shpreh se institucionet e Kosovës kanë mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit, ndërsa pohoi se në takim është biseduar për integrimin e Kosovës në organizatat e sigurisë.

“Mbështesim miratimin pa ekuivok të marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e ZI, për të përfituar liberalizimin e vizave dhe për të ecur në rrugën e integrimit evropian të Kosovës, por edhe për të përfunduar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Ne mbështesim integrimin evropian të Kosovës, e kemi për detyrë dhe ky është interesi i të gjithë shqiptarëve. Kemi edhe një argument tjetër, ne pa Kosovën nuk mund të kishim vajtur në evropianin e Francës. Ti jepet fund një lloj stanjacioni atje dhe mendoj se do të marrë fund ky stanjacion, shpresoj me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Dhe e dyta për të zhbllokuar procesin e liberalizimit të vizave”, tha Meta.


Meta tha se dialogu me Serbinë duhet patjetër të mbështetet nga të gjithë, ndërsa ka shprehur keqardhje për ndalimin e papranueshëm të ish kryeministrit Ramush Haradinajt në Francë.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh se Shqipëria është përkrahëse në çdo proces, si si në integrimin euro-atlantike. “Kosova është duke punuar fuqishëm që të ketë perspektivë në Kosovë në një shtet me të drejta të garantuara me liri ekonomike, ku të drejtat e njeriut janë bazë për ne”, tha Veseli.

“Ne do të përmbushim obligimet tona dhe partnerët tanë evropianë do ta bëjnë rrugëtimin tonë të drejtë, aty ku na takon në BE, pa pengesa, që shpesh janë të natyrës burokratike, por edhe politike nga disa shtete”, tha Veseli.

Pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, Veseli do të pritet në takime të veçanta nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve shtetërore, Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha

Në trend Lajme

Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

​Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori