LAJMI I FUNDIT:

Meta: Filozofia e dhunës nuk e ndal agjendën e integrimit

Meta: Filozofia e dhunës nuk e ndal agjendën e integrimit

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, akuzoi këtë të mërkurë opozitën se ndjek një politikë dhune.

“Opozita ka vetëm filozofinë e dhunës, për të cilën jam i bindur se kjo nuk është filozofia e shqiptarëve që janë në opozitë me qeverinë e sotme. Ata që frymëzuan dhunën më 21 janar kundër rendit kushtetues janë ata që në momente të vështira që po kalonte bota dhe Evropa të krizës ekonomike, kërkonin të përhapnin panik për falimentimin e bankave, për depozitat e dhjetëra mijëra shqiptarëve, për sakrificat e tyre të panumërta për të siguruar një mirëqenien modeste”, theksoi Meta.

Sipas tij, opozita nuk mund ta ndryshojë agjendën e integrimit të vendit me dhunën e skuadrave paramilitare.

“Nuk do të munden dot të zëvendësojnë politikën e dialogut në institucione me politikën e dhunës të skuadroneve paramilitare, sepse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një të ardhme të sigurt, kanë një perspektive evropiane për të cilën është sakrifikuar shumë. Sepse Shqipëria është anëtare e NATO-s, sepse qytetarët shqiptarë falë reformave që u bënë fituan të drejtën për të udhëtuar pa viza dhe me dinjitet në të gjithë hapësirën evropiane”, vijoi Meta.


Kryetari i LSI-së deklaroi nga Lushnja se vendi sigurisht ka probleme të mëdha për të zgjidhur, por mazhoranca, sipas tij, ka vullnetin për të punuar me të gjitha forcat politike dhe shqiptarët e përgjegjshëm për të forcuar më tej ekonominë dhe ligjin. Sipas tij, është për t’u ardhur keq “që opozita e sotme ka vetëm një filozofi- atë të bojkotit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori