LAJMI I FUNDIT:

Meta: Deklaratat e Ramës për zgjedhjet, destruktive

Meta: Deklaratat e Ramës për zgjedhjet, destruktive

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, zhvilloi të premten një takim në Shkodër, nga ku ka theksuar se LSI-ja është një forcë politike që përfaqëson Shqipërinë për zhvillim dhe integrim. Ai deklaroi se “LSI është e angazhuar për t’ju bashkuar komunitetit shkodra dhe rasti më i mirë është 8 Maji, dita kur shkodranët do të votojnë për zgjedhje të reja të pushtetit vendor”.

Sipas tij, Shkodra dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për dhunë, por për më shumë punë dhe për këtë, partia që ai drejton është e angazhuar. “Ne do të jemi të angazhuar në mënyrë që kjo betejë të vazhdohet më tej, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Do të jemi të angazhuar për infrastrukturën, kodin rrugor dhe akoma më tej, në mënyrë që ky vend i mrekullueshëm, i bekuar nga Zoti që i ka dhënë këto bukuri përrallore, por edhe njerëzit e mrekullueshëm, plot talent, dhe plot humor, dëshmi e optimizmit për të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij”, tha ai.

Duke reaguar për deklaratat e kreut socialist për mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale, Meta theksoi se “deklarata e Ramës nuk është e papritur jo vetëm për LSI-në, por për gjithë shqiptarët si dhe ndërkombëtarët”. Meta e cilësoi deklaratën e Ramës si “një deklaratë destruktive” dhe politikën e ndjekur nga opozita, “një politikë që Rama e ka nisur pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit 2009”. “Të gjithë e kanë të qartë se politika që ndjek Rama është vetëm për qëndrimin e tij në postin e kryebashkiakut të Tiranës dhe kushtet në Shqipëri janë normale, ndërkohë që anormale është sjellja e lidershpipit të opozitës, në kundërshtim me ligjin dhe vetëm përmes dhunës dhe shantazhit”, tha Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Kalo në kategori